Kronika

Ish-luftëtari i UÇK ndalohet në Shqipëri me kërkesë të Serbisë? Policia e Shtetit e mohon





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 02/08/20 |
mapo.al

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi sot se një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ndaluar nga autoritetet e Shqipërisë në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar në INTERPOL nga ana e Serbisë.


Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai thotë për mediat se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet shoqatës së veteranëve të Kosovës. Megjithatë, reagimi i Mullait është i thatë pasi nuk sqaron nëse kemi të bëjmë me një ndalim të mundshëm për verifikim nga autoritetet shqiptare nw momentin e kalimit kufitar, pasi emri i Murtez Kastratit mund të ketë rezultuar në listën e të kërkuarve.


Dhe me sqarimin e rrethanave, Kastrati mund të jetë lënë i lirë. Më shumë se mohim, mesazhi i shpërndarë për mediat nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, duket si pranim se ish-luftëtari i UÇK-së është ndaluar nga policia jonë.


Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar sot se Murtez Kastrati, veteran i UÇK-së nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri.


“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar Gucani në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Shoqatës së Veteranëve të Kosovës, Serbia ka krijuar një listë të re me emrat e ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe ia ka përcjellë atë INTERPOL-it.

LEXO EDHE: 

Hije skandali/ Policia shqiptare ndalon veteranin e UÇK-së me kërkesë të Serbisë?


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas