Politika

Ish-ministri: Buxheti i regresit të thellë në shëndetësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 03/12/18 |
mapo.al

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti demokrat Tritan Shehu e cilëson buxhetin e 2019, një buxhet të regresit të thellë në shëndetësi. Sipas tij, nuk ka asnjë notë optimiste për shëndetësinë, asnjë financim me politika zhvilluese. Shehu shkruan se ka vetëm rritje galoponte të shpenzimeve abuzive, duke marrë si shembull PPP-të.


STATUSI I SHEHUT


Buxheti i miratuar sot është buxheti i regresit të thellë edhe në shëndetësi. Asnjë rritje në atë për këtë sistem nën varfëri të thellë.


Asnjë notë optimiste për të ardhmen e shëndetësisë sonë, asgjë që mund të influencojë sado pak në uljen e eksodit masiv të mjekëve e personelit.


Asnjë financim, që lidhet me politika zhvilluese sektoriale nuk gjen në atë.
Mund të konstatosh vetëm konfirmim e rritje galopante të shpenzimeve abuzive, veçanërisht me PPP-të, të gjitha këto nën një mjegullnajë të qëllimshme! Buxhet ky i njëjtë në të gjitha karakteristikat e tij me një buxhet shëndetësor Afrikano-Qendror.


Etiketa: , , ,

Pas