Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti njofton largimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Panariti përmes një postimi në rrjetet sociale. Panariti thotë se ka marrë një ftesë për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme, por pa dhënë specifikime se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
“Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme. Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje”, shkruan Panariti në rrjetet sociale.
Postimi
Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!
Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme.
Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.
Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.