Aktualitet

Ish-Ministri i Brendshëm, Demiraj i uron “suksese” Mimi Kodhelit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:44 - 09/03/21 |
mapo.al

Ish-ministri i Brenshëm Dritan Demiraj, me anë të një statusi në Facebook ka përdorur ironi duke i uruar suksese kandidates për deputete për PS në këto zgjedhje, Mimi Kodheli.






Statusi nga Dritan Demiraj: 


Kane kaluar pothuajse plot 8 vite nga dita qe moret drejtimin e MM dhe me punen dhe perpjekjet tuaja te jashtezakonshme dhe z. Arjan Kraja ja arritet qe te shenoheni ne histori si Ministrja me e dobet ne historine e atij institucioni.







Fale jush tani FA jane te shkaterruara, poshteruara dhe te diskretituara ne te gjithe aspektet! Do te mbaheni mend gjate Znj. Kodheli, si nje zonje me dore te hekurt PRO korrupsionit, zhvatjes dhe degradimit te atij Institucioni.




Fale jush, MM dhe strukturat e varesise mesuan se si te merren gradat apo emerimet me para, personeli ushtarak te jete kokeulur para kaskes tuaj te korruptuar dhe te z. Kraja, si çdo qindarke e atij institucioni shkoi ne xhepat tuaja, se si FA njohen ne historine e tyre Shefin e Shtabit te Pergjithshem nje “pijedashes dinjitoz” si Z. Jeronim Bazo dhe e fundit por jo me pak e rendesishme, perdorimi I MM dhe FA si te jete prone e babait, etj etj…te cilat per etike nuk dua ti permend ne publik!



Per kete sigurisht do mbaheni mend dhe do tia dilni mbane per t’ju marre Shqiptareve dhe piken e fundit te gjakut qe ju ka mbetur! Suksese “Zonje e Nderuar”.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas