Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfunduar në spital. Ai u arrestua disa javë më parë me urdhër të SPAK, ndërkohë që edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin “arrest me burg”.
Sipas News24, Koka është transferuar ditën e enjte në ambientet e spitalit të burgut. Mësohet se ai ka shfaqur çrregullime të sistemit kardiak.
Arrestimi i Lefter Kokës erdhi pas hetimeve për mbetjet në Elbasan.