Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se, beson se negociatat do të çelen zyrtarisht në qershor.
Sipas tij, kjo jo për shkak të “budallëk-lobimin që po e shet qeveria”, siç thekson ai, por për shkak se është një vendim formal që na mban të lidhur me BE-në.
“E kam bindje që Këshilli i Ministrave të BE-në qershor, do vendosë të çelen negociatat! Jam në fakt i vetmi që e kam këtë bindje…
Nuk ka lidhje fare me sa vetëpallohet qeveria apo politika jonë për këtë çështje! Aq më pak ka lidhje me këtë budallëk-lobbim që po e shet qeveria!
As me vettingun! As me “shpëtimtarët” Lu &Lei! Çelja e negociatave është një vendim formal që na mban të lidhur me BE.
Kjo është edhe në interes të saj. Negociata janë! Asgjë më shumë sesa një lugë bosh në duart e Shqipërisë… Ndërkohë askush nuk e ka haberin se çfarë na pret në ato negociata…
Askush nuk flet se sa të vështira janë! Çfarë kosto sociale do duhet të paguajmë!!!”,- shkruan Manjani në rrjetet sociale.