Një ditë më parë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u bëri një thirrje të gjithë deputeëve zëvendësues. Komenti i tij u bë viral në rrjet.
“Nëse kanë pak ndjenjë shoqërore e solidariteti me popullin shqiptar, duhet t’i lënë atë mandate. Shqipëria vlen më shumë sesa rroga e deputetit! Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit. Është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje. Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh. Është qeveria që po na rikthen vizat. Nuk ka stabilitet me një qeveri të tillë!” shkruante Manjani.
Por një ditë pasi kreu i shtetit anuloi zgjedhjet lokale të qershorit, deputetët zëvendësues të LSI u shfaqën në krah të Lefter Kokës në një drekë.
“Shqipëria do të ecë vetëm përpara! I detyrohemi shqiptarëve, rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik të atdheut!” shkruan Lefter Koka.
Kurse deputeti Ralf Gjoni shkruan: “Me miq të mirë!”