Miss-i shqiptar, Xhensila Shaba teksa flet për planet e karrierës së saj në fushën e bukurisë thotë se synon tregun e huaj dhe se nuk do merrte pjesë kurrë në emisione reality show.
Ajo shprehet në emisionin “Ora Verore” se nuk pëlqen të ekspozohet në klipe.
Ronaldo Sharka: Do bëheshe pjese e Për’puthen?
Xhensila Shaba: Në Shqipëri kem pasur shumë ftesa për të marrë pjesë në klipe. Nuk më pëlqen të dal në një klip dhe të ekspozohem për çfarë jam. Dua të eci përpara për atë që jam, por jo që të pozoj e të bëj gjëra që nuk jam vetëvetja.
Ronaldo Sharka: Nëse do të vinte ftes për Për’puthen, do kishe famë, do të rritej numri i ndjekësve në Instagram. Do e doje ti këtë vëmendje?
Xhensila Shaba: Jo, nuk do merrja pjese kurrë në të tilla emisione.
Më tej, miss-i iu përgjigj edhe një pyetje me spec të gazetarit.
Si do të vepronte ajo nëse do të merrte një ofertë seksuale?