Aktualitet

Ish-nëndrejtori i Policisë: Arbri ishte i trajnuar, ai s’do qëllonte nëse nuk i rrezikohej jeta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 22/04/21 |
mapo.al

Ish-nëndrejtori i Policisë në drejtorinë vendore të Elbasanit, Shkëlqim Pepkolaj ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur mesditën e djeshme në këtë qytet.





Ai ka ndarë një foto me Arbër Paplekajn, i cili dyshohet se ka qëllluar Pjerin Xhivanin mesditën e djeshme në Elbasan, pas një konflikti në lidhje me blerjen e votave që përkrahësit e së majtës po kryenin në lagjen “5 maji”, apo e njohur ndryshe si zona e romëve.


Pepkolaj shkruan se Arbër Paplekaj nuk do kishte qëlluar kurrë në rast se nuk do e kishin detyruar rrethanat ekstreme në të cilat është ndodhur. Ish-nëndrejtori i Policisë shkruan se Arbëri vjen nga njësitë speciale elitë , që dinë ti rezistojnë stresit psikologjik dhe janë trajnuar që të qëllojnë vetëm kur u rrezikohet jeta e tyre apo e kolegëve.





Gjithsesi siç thotë Pepkolaj, Arbri vendosi vendosi të dorëzohej te kolegët e tij për të qenë i barabartë para ligjit.
Sipas tij Pepkolaj-t, ish antari i forcave special i dekoruar dhe nga Kryeministri Rama në vitin 2015, ska bërë gjë tjetër vetëm se detyrën e tij në shërbim të qytetarëve. U përlesh me bandat dhe i gjunjëzoi ato.



Rrugë që si shmangim dot..!


Çdo kush e ka parë ndonjehere veten në rrjedha të tilla të jetës të diktuara nga sinjalistika e rrethanave, për të ndjekur një drejtim të caktuar, pavarsisht asaj që ti kishe planifikuar paraprakisht..!Ajo që ti planifikon dhe e mendon çdo moment kur je në këtë rrugëtim , është se do kthehesh në darkë, sërish nga ku u nise dhe do përqafosh ato qe ti dën zemra më shumë..!

Por jo gjithmonë ndodh kështu, për aq kohe sa jemi robër të fatit..! Dhe fati, ndodh që luan rëndë me ty, provokon ekstremisht karakterin, shpirtin dhe durimin tënd..!

Tek përcillja sot titujt deklarativ mediatik tërësisht të lëtyrshem, në vijim të ngjarjes së ndodhur në Elbasan, të shoqëruara me komente kuturu, ku pozitivisht e ku negativisht, ku njerzit shfryjnë dufin e tyre sipas oreksit politik..!

Ndërkohë në mendjen time kalonte si në scaner figura e Arbrit..!

A mund të ishte vrasës ai njeri..??? Cilat ishin rrethanat qe e çuan atë djalë deri aty ku ai kurrë se kishte menduar më parë..???Këto pyetje më mundojne, sa kohë që përgjigja e duhur mungon dhe ne nxitojmë të konsumojmë lakrat e një rrjeti mediatik të degraduar, që më së shumti është bashkëudhëtar dhe bashkëshoqërues i nje pushteti politik të kriminalizuar që prodhon dhunë, pasiguri dhe neveri për qytetarët e tij..!

Po ta njihnin të tjeret Arbrin, ashtu siç unë e njoh, jam i bindur që askujt nuk do i hynin më në punë dërdëllitjet e mender medias apo dhe të mender strukturave të Rilindjes me uniformë..!

Ai djalë menjëherë pas ngjarjes u dorëzua tek kolegët e tij, per tu dhënë atyre mundësinë që të mos nguten dhe të jenë të durueshëm per të thënë fjalën e tyre si dhe kur duhet, duke besuar gjithmonë në atë që para ligjit jemi të gjithë të barabartë..!
E pra duhet të dini se Arbri vjen nga njësite speciale elitë.

Lexo edhe :  Paplekaj: Isha në rrethana ekstreme, reagova për të mbrojtur veten

Unë personalisht e kam patur për nder t’a kem në krah në karrierën time policore, është nga ata djem të rrallë prezenca e të cilëve i bën nder shërbimit policor, është nga ata djem që nuk ikin por përballen me të keqen sado e madhe të jetë ajo.

Ndaj në këtë pikë mendoj se nuk ka humbur Arbri në raport me atë se çfar ndodhi sot, por ai që ka humbur është shërbimi policor që për shkak të paaftesisë dhe arrogances së tij pa mëdyshjen më te vogël ka humbur një “AS”.

Eshtë mbarë shoqëria qe ka humbur heroin e saj, sepse ai djalë në mënyrën se si ishte formuar ishte i gatshëm të sakrifikonte edhe gjënë më sublime që kishte për hir të qytetarisë..!

Arbri e bëri me së miri detyrën ndaj qytetarëve, pavarsisht se të tjerët e gjykojnë, por ai me një vendosmeri të pashoqe u ngrit ndaj bandës së pushtetit, u përlesh me të dhe e gjunjëzoi atë..!

Ne këtë rast është qytetaria ajo që ka fituar, por nga ana tjetër, ka humbur heroin e saj sepse ai pranoi që të gjykohet për aktin e tij si i barabartë para ligjit me të tjerët..!

Nje djalë i shkolluar si Arbri, njohës i shkëlqyer i gjuhëve të huaja, me një shpirt poetik të harlisur, si vetë ujrat e Valbonës ku ish rritur, me një kontribut të spikatur në fushën e trajnimeve ndërkombëtare të Policisë së Shtetit, njohës dhe aplikues i shkëlqyer i teknikës që ka në përdorim Policia e Shtetit në permbushjen e misionit të saj ndaj qytetarëve…!

Prandaj jam ndjerë i privilegjuar ta kem në krah atë djalë të rrallë, që për fatin e keq policia e shtetit njeh pak të tille, për të mos thëne fare..!

Ndaj nuk çuditem aspak që Shërbimi Policor është transformuar tashmë në një organizatë që bashkpunon dhe vepron me bandat kundër interesave të qytetarëve, ne zbatim të direktivave të partisë shtet..!

Si qytetar ndihem i keqardhur për atë që ndodhi me punonjësin e policise model, si shok më dhemb shpirti per Arbrin sepse jam i bindur që edhe ai e vuan shpirtërisht atë që ka ndodhur, pasi kurre nuk do të pranonte ti bënte keq njeriu.!

Por rrethanat nganjeherë janë vërtet të çuditshme dhe të paparashikueshme..!

Mund te isha unë, mund të ishe ti, dhe çdo kush tjetër..!

Dikush mund të zgjedhë të ikë, dikush tjetër të qëndroje dhe të sakrifikojë..!

Ky është ndryshimi i madh..!
Dhe Arbri është me të vërtetë djali që bën ndryshimin..!

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas