Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ish-presidenti ukrainas mbërrin në Kiev për t’u përballur me akuzat për tradhti

by mapo.al
17/01/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Ish-presidenti ukrainas mbërrin në Kiev për t’u përballur me akuzat për tradhti

Ish-Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko mbërriti në Kiev të hënën për t’u përballur me akuzat për tradhti, një çështje që ai thotë se është sajuar nga aleatët e pasuesit të tij, Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Në një qëndrim të shkurtër në pikën e kontrollit kufitar, pasi mbërriti me avion nga Varshava, ai akuzoi rojet kufitare se i morën pasaportën. Më vonë ai doli përpara një turme mbështetësish që qendronin jashtë aeroportit.

Kthimi i zotit Poroshenko krijon mundësinë për një përballje me qeverinë e zotit Zelenskiy. Kritikët thonë se kjo çështje krijon një shpërqendrim të pamenduar mirë, në një kohë kur Ukraina po përgatitet për një ofensivë të mundshme ushtarake nga Rusia dhe po u bën thirrje aleatëve perëndimorë për mbështetje.

Diplomatët perëndimorë bënë thirrje për unitet politik në Ukrainë para mbërritjes së zotit Poroshenko.

Petro Poroshenko po hetohet rreth dyshimeve për tradhti lidhur me financimin e luftëtarëve separatistë të mbështetur nga Rusia përmes shitjes së paligjshme të qymyrit gjatë kohës që ishte në detyrë në vitet 2014-2015. Partia e tij akuzoi zotin Zelenskiy për një përpjekje të pamatur për të heshtur opozitën politike.

Administrata e zotit Zelenskiy thotë se prokurorët dhe gjyqësori janë të pavarur dhe akuzoi zotin Poroshenko se mendon se është mbi ligjin.

“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur Poroshenkon, por për t’u bashkuar dhe mbrojtur Ukrainën“, i tha zoti Poroshenko turmës së mbështetësve të tij.

Në një konferencë për shtyp, Tetiana Sapyan, zëdhënëse e Byrosë Shtetërore të Hetimeve (DBR), tha se zotit Poroshenko i ishte dorëzuar një thirrje për t’u paraqitur në gjykatë më vonë gjatë ditës së hënë.

“Petro Poroshenko ka refuzuar të marrë dokumentet procedurale, ka shpërfillur kërkesat ligjore të hetuesit dhe në të njëjtën kohë, personat që kanë qenë me të, kanë bërë rezistencë fizike, e cila është regjistruar me pamje filmike”.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë dhënë alarmin për dhjetëra mijëra trupa ruse të grumbulluara pranë kufijve të saj. Në një kohë kur përpjekjet diplomatike dështuan së fundmi të shënojnë përparim, Shtetet e Bashkuara thanë të premten se Rusia po fabrikon një pretekst për sulm, diçka që Kremlini e ka hedhur poshtë si “të pabazë”.

JU SUGJEROJME

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet 33 vjeçari
Kronika

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet 33 vjeçari

19/05/2022
“Na gënjyen”, punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë për pagat
Aktualitet

“Na gënjyen”, punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë për pagat

19/05/2022
Do të udhëtonin jashtë vendit, aksidenti i merr jetën 56 vjeçares, plagosen familjarët e saj
Aktualitet

Do të udhëtonin jashtë vendit, aksidenti i merr jetën 56 vjeçares, plagosen familjarët e saj

19/05/2022
SPAK operacion në disa qytete të vendit, 32 urdhër arreste
Kronika

SPAK operacion në disa qytete të vendit, 32 urdhër arreste

19/05/2022
Next Post
VOA: Erdogan në Shqipëri, përurohen pallatet e reja në Laç

VOA: Erdogan në Shqipëri, përurohen pallatet e reja në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet 33 vjeçari
  • “Na gënjyen”, punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë për pagat
  • Do të udhëtonin jashtë vendit, aksidenti i merr jetën 56 vjeçares, plagosen familjarët e saj
  • SPAK operacion në disa qytete të vendit, 32 urdhër arreste
  • Makina bie në humnerë në rrugën e Kombit/ Humb jetën 25-vjeçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In