Ish-presidenti filorus i Ukrainës, Viktor Yanukovich i drejtohet Zelenskit dhe i kërkon të ndalojë luftën.
I turpëruar, Yanukovych, i cili jeton në Rusi që kur u rrëzua në vitin 2014, i kërkon Volodymyr Zelensky të “kapërcejë krenarinë e tij” dhe të ndalojë luftën me çdo kusht.
Sipas “Kyiv Indipendent”, mesazhi i Yanukovich drejtuar Zelenskyt është në formën e një letre të hapur që është publikuar të martën në mediat ruse.
“Dua t’i bëj një kërkesë presidentit në mënyrë presidenciale dhe atërore. Volodimir, ndoshta ëndërron të bëhesh një hero i vërtetë. Po heroizmi nuk nënkupton të luftosh deri në ukrainasin e fundit”, shkruan Yanukovich.