Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati beson se do të donte të kishte Bepe Marotën në drejtimin e zikaltrit.
Marota tronditi Italinë kohët e fundit duke njoftuar largimin e tij nga Juventusi, pas fitores 3-1 të klubit ndaj Napolit disa javë më parë.
Raportet e kanë lidhur me një transferim në Napoli, por Marota ka qenë në bisedime me Interin gjatë javës së kaluar apo më shumë.
Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati tha për “RMC”: “Marota te Interi? Nuk vendos, por e admiroj shumë. Ai ishte një drejtor i mirë para dhe pas eksperiencës me Juventusin. Është një person i balancuar mirë që e di se si ta kryejë mirë punën e tij.
Morati gjithashtu foli edhe për Zhoze Murinjon: “Murinjo gjithmonë ka cilësi dhe një karakter të fortë. Sigurisht, futbolli ndonjëherë ju tradhton, por kundër Njukasëll pashë një test të karakterit të ekipit të tij, është një trajner i madh”,- përfundoi ish-presidenti i Interit.