Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të dielën ka reaguar në lidhje me operacionin policor “Shpirti”, ku sipas dosjes së prokurorisë akuzohen për trafik droge edhe dy badigardët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se asgjë nuk është e re në gjithë këtë histori, pasi të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte dhe nuk lëviz pa lejen, sipas tij, të kryeministrit Edi Rama.
“Tahiri? Bodigardet e Tahirit? What’s new???????Te gjithe e dine se asgje nuk levizte e nuk leviz pa lejen e bablokut!!! Te gjithë”, shkruan Basha.
LEXO EDHE:
Droga/ Ish-shoqëruesit e Tahirit: Rrini të qetë, s’ka asnjë sinjalizim