Sport

Ish-sulmuesi Marc Batchelor ekzekutohet me 7 plumba







               Publikuar në : 15:18 - 16/07/19 |
mapo.al

Dy persona me motor kanë ekzekutuar në mënyrë mafioze ish-futbollistin Marc Batchelor në Johanesburg, të Afrikës së Jugut. Batchelor ka luajtur për dy skuadrat më të mëdha të vendit afrikan, fillimisht me Bafana Bafana dhe më pas tek rivalët e Kaizer Chiefs, por ka luajtur edhe me ekipe të tjera si Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundowns.


Pasditen e së hënës, rreth orës 19:00 ai është ekzekutuar në makinën e tij me 7 plumba që shpuan tejpërtej xhamin e makinës së ku ndodhej dhe një tjetër e shtënë që u ndal në derë, para shtëpisë së tij.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë zbuluar dhe policia bëri me dije se deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Ndërkohë në fotot e para duket qartë sulmi i bërë nga atentatorët dhe trupi i pajetë i ish-futbollistit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas