Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov, i ka bërë thirrje Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit të bëjnë negociata direkte, duke paralajmëruar se një përplasje e rastësishme midis forcave amerikane dhe atyre ruse mund të çojë në luftë të hapur.
Politika ndërkombëtare është kthyer në shkëmbim akuzash, sanksione dhe madje edhe sulme ushtarake”, thotë ai.
“Jam i sigurt se luftën nuk e do askush, por kjo atmosferë e ethshme mund të çojë në një telash të madh”, thotë ai, duke shtuar se përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy superfuqive madhore vjen për shkak se “njerëzit e zakonshëm nuk e dinë ende rrezikun që qëndron mbi kokat e tyre”.
Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë shtuar që pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani.
Gorbaçovi, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1990, u bëri thirrje udhëheqësve aktualë në Kremlin dhe Shtëpinë e Bardhë të ndjekin shembullin e tij.