Aktualitet

Ish-universiteti privat kthehet në spital COVID, Rama: Gati për një muaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:52 - 26/03/20 |
mapo.al

Godina e një ish-universiteti privat (ish-universiteti Kristal) pranë autostradës Tiranë-Durrës, do të kthehet në spital COVID. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan punimet mesditën e sotme.


Manastirliu tha se në skenarin e parë, të dytë, të tretë janë spitalet në QSUT dhe ai i Sanatoriumit, por kjo strukturë do shërbejë për pacientët që janë drejt shërimit dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.



“Kjo do shërbejë si një spital karantinë me asistencën baze mjekësore,
organizim i ri që ka shërbyer si strukturë rezidenciale tani. Do ketë 80-100 shtretër të parë, kati i parë do shërbejë për veshje e zhveshje të personelit, reanimacion për shërbimet bazë, do ketë edhe një njësi që do shërbejë si reanimacion të vogël”.


Kreu i qeverisë Kërkoi vënien në funksion të spitalit brenda harkut kohor të një muaji, për të qenë gati ndaj çdo situate të papritur.

Rama: Mbase nuk vjen nevoja por ne duhet të jemi të përgatitur për cdo lloj zjarri.

Manastirliu: Çdo kat do ketë strukturë infermierike, farmaci, imazheri bazë, radiografi të lëvizshme, për personat që nuk kërkojnë shërbimin e një spitali tipik, por që janë në fazën e shërimit. Kampus tipik që mund të përshtatet edhe në planin afatgjatë.

Rama: Për sa kohë?
Manastirliu:
Sot ju kryeministër merrni vendimin për ta marrë në dispozicion e për të nisur procedurat ligjore, brenda 20 ditëve do nisim punën. Kemi mundësi me kapacitetet tona të përballojmë një muaj sipas projeksionit që kemi bërë, kjo është për skenarin e katërt.

Rama: Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spitalin. Procedurën mund ta bëjmë edhe më shpejt se jemi në luftë, por sfidën e kemi për 30 ditë, nëse e bëjmë spital për 30 ditë e kemi mundësi të fillojmë lehtësimin, s’kemi pse mbajmë në spitalin e vijës së parë atje njerëz që janë në kushte të mira shëndetësore, e dimë që s’jemi përpara një ububuje por s’duhet ta lejojmë të na ndodhin katastrofat që u kanë ndodhur të tjerëve”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas