Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ish-zëvendësministrja Harxhi: Berisha të rikthehet përkohësisht në krye të PD

by mapo.al
29/03/2018
in Aktualitet, Politika
0

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, përkohësisht, për të rregulluar gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti.

 “Kam kërkuar një lloj rikthimi, jo për të marrë drejtimin, por një rikthim të mundshëm për të gjetur një zgjidhje. Rikthim i përkohshëm. Zgjidhjen e bën ai vetë. E shoh që është i vetmi lider që mund të garantojë, ringritjen dhe bashkimin e PD-së. Duke qenë se përgjegjësia është proporcionale, duhet ta shohë si një përgjegjësi personale këtë gjë”, tha Harxhi.

Ndërkohë, Andi Bushati u shpreh kategorikisht kundër rikthimit të ish-kryeministrit në krye të kësaj force politike, ndërsa shtoi se vetë Sali Berisha e ka kuptuar se ka gabuar me zgjedhjen e Lulzim Bashës.

“Teza ime është që në PD mbizotëron berishizimi. Edhe Basha mund të jetë një politikan i keq, por fryma që ka në drejtimin e partisë është fryma Berishiste. E vetmja gjë që kjo parti kishte mundësi të ndryshonte fytyrë ishte që të kalonte nga partia e liderit në një parti të procesit, dhe procesi të zgjidhte liderin e ri. Dhe gara Basha-Olldashi, dhe zgjedhjen qesharake të Bashës ndaj Selamit, ku Berisha u bë promotor i shkatërrimit të procesit. Berisha në vitin 2013 bëri gjithçka që fluksi të shkonte te Basha dhe jo tek Olldashi. Berisha zgjodhi të transpaltojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Berisha beson te një njeri i deleguar jo te procesi, dhe prandaj vjen dhe kjo sjellje e Berishës ndaj Bashës. Unë mendoj se Berisha e ka kuptuar që ka gabuar me Bashën, por ai nuk beson se ka gabuar me delegimin e tij dhe prandaj nuk mund të kthehet Berisha, se dhe po shporri Bashën do na pjellë një Bashë të dytë”, tha Bushati.



Tags: BerishaEdith HarxhiIsh-zëvendësministrjaLulzim BashaTë Paekspozuarit

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Ushqime me vaj makine, arrestohen dy punonjësit që bashkëpunuan me fabrikën e tmerrit

Ushqime me vaj makine, arrestohen dy punonjësit që bashkëpunuan me fabrikën e tmerrit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In