Aktualitet

Ish-Zonja e Parë arrestohet për vrasjen e ish-gruas së bashkëshortit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 04/06/20 |
mapo.al

Ish-Zonja e Parë e Lesotho-s (Afrikë e Jugut), Maesaiah Thabane është arrestuar sërish për vrasjen e ish-gruas së bashkëshortit.


Thabane do të qëndrojë në paraburgim deri më 16 qershor, pasi garancia e saj u revokua me pretendimet se nuk ishte ndjekur një proces i rregullt ligjor gjatë paraqitjes së saj të parë gjyqësore në shkurt, kur u akuzua për vrasje.


As ajo dhe as bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Thomas Thabane, nuk kanë reaguar publikisht në lidhje me akuzat.



Maesaiah Thabane akuzohet për urdhërimin e vrasjes së Lipolelo Thabane, e cila u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së saj në kryeqytetin e Lesotho-s, Maseru, në qershor të 2017-ës.

Pas ngjarjes, policia mori në pyetje Thomas Thabane rreth çështjes dhe ngriti akuza ndaj tij, por avokatët e ish-kryeministrit thanë se ai nuk mund të ndiqet penalisht për shkak të imunitetit të tij kushtetues.

Megjithatë, ai u detyrua të hiqte dorë nga detyra, pas disa muajve presion nga partia e tij politike, për shkak të përfshirjes së tij në çështje.

 


Etiketa: , , ,

Pas