Zbardhen dëshmitë e dy mjekëve të arrestuar nga policia bashkë me 30-vjeçarin nga Laçi, Eduart Lamaj, pas krimit të dyfishtë në Kurbin ku mbetën të vrarë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Policia arrestoi me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ortopedin nga Lezha, Viktor Marku, 42 vjeç, si dhe kirurgun e Spitalit Ushtarak, Besnik Lame, 46 vjeç.
Mjeku Viktor Marku ka deklaruar në polici se ishte i detyruar të vepronte menjëherë për të operuar Lamajn pasi rrezikonte jetën.
“Pacientin e gjeta në narkozë. Isha i detyruar të ndërjurtja menjëherë. Pacienti rrezikonte të humbte jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi”.
Ndërsa mjeku Besnik Lame ka deklaruar: “Nuk jam i specializuar për të kryer ndërhyrje”.