fbpx

Aktualitet

“Isha nën rrënoja me mamin e motrën shtatzënë”/ Noizy rrëfen momentet e frikshme të tërmetit





               Publikuar në : 11:14 - 03/12/19 |
mapo.al

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy,  ka rrëfyer së fundmi tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. Në një aktivitet për personat me aftësi të kufizuara, Noizy ka treguar për “Ballkan Web” se kur i shemb shtëpia nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë ka qenë së bashku me të ëmën , mbesën dhe motrën shtatzënë.


“Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, sepse unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muajshe. Ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime . I lutem Zotit që kurrë më të mos i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”-është shprehur Noizy.



Risjellim në vëmendje se Noizy ka qenë ndër të vetmit artistë që u ka ardhur personalisht në ndihmë të prekurve nga tërmeti, duke gatuar dhe shpërndarë ushqim.


Lexo edhe:

Durrës/ Noizy gatuan për banorët e strehuar nëpër çadra në stadium


Etiketa: ,

Pas