Gjatë ditës së sotme është prezantuar Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook prezantimin e këtij aktiviteti, ku kanë folur ministri Fatmir Xhafaj, ambasadori Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Komentuesi: Ishalla Ke fatin e shkon mbrapa hekurave
Replika e Ramës: Me vjen keq po s’do te ta plotesoje dot Allahu kete deshire o Çarli nga Fierza, sepse hekurat jane bere per ata qe i kane borxhe popullit e ligjit, jo per mua qe me aq sa mundem perpiqem bashke me plot te tjere qe Shqiperine e katandisur pa shtet e pa ligj deri kater vjet me pare, ta bejme me shtet e me ligj, te pelqen a s’te pelqen aty apo atyre qe ta kane futur ty koken ne kazanin e tyre ✌️