LIBRAZHD – Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, janë vetëhelmuar pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta. E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit. Një tragjedi e denjë shekspiriane.
Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit. Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Ata kishin vënë kurorë të dielën e kaluar. Pesë ditë më pas, nga gëzimi në hidhërim.
Policia e Librazhdit reagoi për ngjarjen me një informacion paraprak, duke theksuar se Rezarta Hajdari mbërriti në spital pa shenja jete.
“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar”, theksojnë uniformaat blu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE:
Librazhd/ Çifti vetëhelmohet 5 ditë pas martesës, vdes nusja