Janë përfshirë në një sherr në zonën e Farkës një grup të rinjsh ku sipas policisë ishin në gjendje të dehur dhe konflikti i krijuar ishte për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Janë konfliktuar disa persona fizikisht me njëri-tjetrin dhe ku midis tyre ka pasur grushte.
Për këtë ngjarje ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
– D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.