Aktualitet

Ishin nisur nga Vlora drejt Tiranës me 27 kg kanabis, bie në pranga çifti





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 02/06/20 |
mapo.al

Një çift ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi në mjetin e tyre u gjetën 27 kg kanabis. Ata po udhëtonin drejt Tiranës me drogën e fshehur në bagazh.


Të arrestuarit janë  E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.


“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkëagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., Policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj”.


Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas