Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në QSUT, ku si pasojë e një problemi në funksionimin e ashensorit janë plagosur dy persona, infermieri dhe një paciente.
“Ashensori nuk ishte i regjistruar pavarësisht se ishin bërë ekzaminime” thuhet në njoftim.
Në reagim thuhet se personi përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një organ të miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve.