Gripi mund tё pёrkeqёsojё sëmundjen qё ju keni (sëmundjet pulmonare, diabetin, sëmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje që kërkojnë shtrim në spital
Gripi, për ju që jeni mbi 65 vjeç, mund të rrezikojë seriozisht shëndetin. 80% deri 90% e të gjitha vdekjeve ndodhin te njerëzit mbi 65 vjeç si pasojë e komplikacioneve nga gripi. Gjithashtu, të moshuarit zënë numrin më të madh të pacientëve me grip të cilët kanë nevojë për t’u shtruar në spital për shkak të gripit, sesa individët e grupmoshave më të reja. Kjo ndodh, pasi sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe bëhet më i cenueshëm nga infeksionet e ndryshme përfshi këtu edhe gripin.
Çfarë është gripi?
Gripi është një sëmundje infektive që përhapet nga njëri person te tjetri kryesisht nëpërmjet teshtitjes, kollitjes dhe kontaktit të afërt. Epidemia e gripit ndodh zakonisht në dimër. Kushdo individ i cilësdo moshe mund të infektohet me grip.
Cilat janë simptomat e gripit?
Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe këputje. Simptomat e gripit nisin menjëherë dhe mund të zgjasin nga pak ditë deri në dy javë. Shumica e njerëzve shërohen shpejt, por ndonjëherë gripi mund të shkaktojë komplikacione serioze, duke përfshirë pneumoninë dhe bronshitin apo edhe vdekjen. Gripi mund të përkeqësojë problemet shëndetësore ekzistuese, siç janë sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.
Cila është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga influenca?
Vaksinimi çdo vit përpara sezonit të dimrit është mënyra më e mirë për të; ul rrezikun e infektimit nga gripi, ul rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes, shtrimit në spital dhe vdekjes; ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit në familje, miq dhe të tjerë.
A ka ndonjë rrezik vaksinimi nga gripi?
Efektet anësore të vaksinimit nga gripi janë zakonisht të vogla, si: hidhërim i gojës, skuqje në vendin e injeksionit. Disa individë shfaqin dhimbje koke, dhimbje muskulore, ethe, këputje dhe të vjella. Këto efekte anësore janë të dobëta dhe kalojnë shpejt, ndryshe nga çka ndodh gjatë gripit.
Ushqimet
Zarzavatet si brokoli, qepët, hudhrat, domatet, karotat, lakra e bardhë, spinaqi dhe kërpudhat janë ato që na ofrojnë ekstra- mbrojtje gjatë stinës së dimrit. Duke i ngrënë këto zarzavate sa më pak të gatuara ose dhe krejtësisht të freskëta do të përfitonim maksimumin e vlerave të tyre ushqyese. Nga frutat preferoni limonët, portokallet, qitro, bananet dhe kumbullat vishnje. Për gatimet tuaja preferoni erëza si rigoni, xhinxheri, kajeni dhe kanella.
Lëngjet
Duke pirë lëng limoni të shtrydhur ose çaj ndihmon në ekuilibrimin e ph-ashit në gjak. Një ambient acid është shumë i favorshëm për mikroorganizmat patogjene dhe zhvillimin e mykut. Pini mjaftueshëm ujë natyral për të lehtësuar punën e veshkave në largimin e toksinave dhe preferoni çajin jeshil pa sheqer gjatë ditës për të qenë në formë. Vitamina D është e famshme për rëndësinë e saj jetike në mirëmbajtjen e kockave dhe përthithjen e kalciumit. Më pak të “famshme” janë vetitë e saj në mbrojtjen ndaj ftohjeve dhe gripit. Kjo vitaminë merret kryesisht nga rrezet e diellit. Ajo është e kufizuar në ushqime megjithatë kërpudhat e përmbajnë në sasi të kënaqshme.
Sëmundjet që përkeqësohen me gripin
Gripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni (sёmundjet pulmonare, diabetin, sёmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital. Gjithashtu, personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё (HIV, diabet) apo mjekimeve qё marrin (steroidet apo kimioterapia). Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sёmundjes, si p.sh. pneumonia.
Këshilla:
Duhet evituar qëndrimi në ambiente me shumë njerëz. Edhe në familjen e tyre nëse kanë familjarë që janë me grip mirë është që të bëjnë një vetizolim. Nëse duhet të dalin patjetër, personat që kanë kryer transplant, ata në hemodializë duhet të përdorin edhe maskat, një masë e domosdoshme sepse bën një farë mbrojtje, po kështu edhe mbështjellja me shallet, (të futet hunda brenda) një mënyrë kjo për të shmangur kontaktet e drejtpërdrejta me personat e sëmurë qofshin këto në ambiente publike, sikurse janë kafenetë, shërbimi urban etj. Ajrosje të dhomave disa herë në ditë për disa minuta. Këshillohet përdorimi i lëngjeve më së shumti çajrat, me bazë kryesisht ato me vitaminë C. Duhet treguar kujdes sa i takon konsumimit të lëngut të portokallit dhe limonit, sepse shumë prej këtyre pacientëve mund të kenë edhe probleme me stomakun, mund të kenë ulcera, gastrite dhe aciditeti i këtyre lëngjeve i dëmton. Edhe sa i takon konsumimit të çajit mirë do të ishte t’i hidhej pak mjaltë dhe pak kripë, sepse virozat e stinës shoqërohen me temperaturë e ulja e saj shoqërohet edhe me djersitjen, dhe humbasim jo vetëm lëngje por edhe kripë. Ndaj dhe një metodë shumë e mirë për të rikuperuar kripërat e humbura do të ishte konsumimi i çajit me pak mjaltë dhe pak kripë.
Receta shtëpie
Mjaltë me limon: Një lugë mjaltë është përdorur ndër shekuj për të qetësuar fytin e acaruar. Duke i shtuar dhe një gjysmë limoni të shtrydhur ndihmon në shpërbërjen e mukozës në grykë.
Avuj kamomili: Jo vetëm çaji i kamomilit por edhe avujt e tij në zierje e sipër mund të ndihmojnë në qetësimin e rrugëve të frymëmarrjes. Çaji i kamomilit ndihmon tretjen dhe gjumin.
Çaji i mentes ul temperaturën e lartë: gjethet e mentes mund të hidhen në çajin e malit dhe ndihmon në uljen e temperaturës por edhe për pastrimin e sinuseve.
Çaj xhinxheri: xhinxheri është një bimë aziatike e ngjashme në ngjyrë me pataten. Ajo gjendet lehtë edhe në tregun tonë. Çaji i xhinxherit ose përdorimi i tij i rregullt në gatime të ndryshme është shumë i dobishëm për organizmin tonë.
Kos me probiotikë: probiotikët janë mikroorganizma që përmirësojnë dhe forcojnë shëndetin e aparatit tonë tretës. Në mjekësi ka shumë zëra që mbështesin teorinë së imunitetit dhe shëndeti fillon nga zorra! Duke pasur një aparat tretës të shëndetshëm është shumë e vështirë të mundemi nga virozat dhe mikrobet e ndryshme që na vijnë rrotull në stinën e dimrit.