Aktualitet

ISHP i kundërpërgjigjet Bardh Spahisë: Testet janë të çertifikuara, jo politikë me pandeminë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 06/08/20 |
mapo.al

Instituti i Shëndetit Publik i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të Partisë demokratike, Bardh Spahia i cili ngriti akuza se testet që realizoheshin nuk ishin të sakta.


Në një reagim zyrtar, ISHP hodh poshtë sulmet dhe siguroi se çdo gjë është e certifikuar.


Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë.


Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA! ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë.


Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët.


Etiketa: , ,

Pas