Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta, ndryshe nga sa u raportua në mediat paraditen e sotme për dy raste në Qarkun e Gjirokastrës.
Sipas ISHP-së, pavarësisht numrit të lartë të testimeve, u bë e ditur se nuk ka sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.
“Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid-19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.
Kujtojmë se dy raste me simptoma të ngjashme të variantit “Delta” u zbuluan në Qarkun e Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për një studente nga një fshat i Gjirokastrës dhe një 45-vjeçar nga Përmeti, ndërkohë që thuhet se të dy kishin ardhur nga jashtë vendit.
Pritet që të merret përgjigja e analizave nga një laborator në Angli.
LEXO EDHE:
Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, konfirmohen dy rastet e para