Kryesore

ISHP: Shkollat nuk do mbyllen edhe nëse do ketë raste me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:32 - 02/09/20 |
mapo.al

U fol shumë gjatë verës se shkujdesja në plazhe do të reflektohej në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid gjatë vjeshtës. Por sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico, sfida e vërtetë është rihapja e shkollave.


Jo pushimet, por shkollat sfida jonë e vërtetë. Nuk do mbyllim shkollën për 1 rast”, u shpreh Fico.


Në strategjinë e testimit dhe zbulimit, është caktuar një korsi preferenciale që do t’i japë prioritet mësuesve në zhvillimin e testit të tamponit dhe marrjes së përgjigjes brenda pak orëve.


Për të gjithë ata që janë në pritje të përgjigjes së negativizimit, drejtoresha e ISHP shpjegon se vonesat në dhënien e rezultatit të ritestimeve lidhen me prioritetin që i jepet rasteve të reja.


Në ISHP po instalohen pajisje të reja që ndihmojnë ekzaminimin më të shpejtë dhe sigurt të mostrave të marra nga pacientët e dyshuar me Covid. Listës së testimeve i shtohen çdo ditë për konfirmim final dhe ato të laboratorëve privatë të licencuar për të kryer këtë lloj ekzaminimi.



Etiketa: , ,

Pas