Aktualitet

Shkelën masat anti-COVID/ ISHSH rekord gjobash në 24 orë, sa subjekte u ndëshkuan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:48 - 16/07/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit, në kuadër të kontrolleve dhe monitorimeve për masat ndaj COVID-19 nga 1499 inspektime të kryera Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ndëshkuar me gjobë dhe pezullim aktiviteti 400 subjekte.


Këtë e bën me dije vetë Ministria e Shëndetësisë me një njoftim zyrtar.


Nga kontrollet janë konstatuar të hapura edhe disa pishina të cilave u është dhënë masa administrative “pezullim aktiviteti”.


Ministria e Shëndetësisë u bën apel bizneseve të zbatojnë me përpikëri rregullat e sigurisë.


Njoftimi i plotë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj COVID-19
Janë kryer:
– 1499 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit;
mbi 113 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë;
Janë vendosur në total mbi 400 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë:
▪️Dezinfektoni ambientet;
▪️Kryeni ajrosjen rregullisht;
▪️Përdorni maska apo barriera mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.
Qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:
▪️Mbani distancën;
▪️Vendoseni maskën;
▪️Ruani higjienën personale dhe kolektive.
Respekto rregullat


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas