Alfredo James Pacino ka lindur në New York City më 25 prill 1940. Ai ishte i vetmi fëmijë i emigrantëve italianë nga Siçilia, që u ndanë kur ai ishte një foshnjë. Pasi u ndanë, babai i tij u shpërngul në Kalifornia dhe Pacino u rrit nga mamaja dhe gjyshërit e tij në Bronks.
Ndonëse disi i turpshëm si fëmijë, Pacino zhvilloi në adoleshencën e tij të hershme një interes për aktrimin dhe më vonë u pranua në Shkollën e Mesme të Arteve Performuese. Ai ka treguar se ishte një student i dobët dhe se e ka braktisur shkollën në moshën 17-vjeçare. Pacino punoi shumë punë përpara se të shkonte në vitin 1959 në Greenwich Village, ku ndoqi ëndrrën e tij për t’u bërë aktor. Tre vite më pas, në moshën 22-vjeçare, mamaja e tij ndërroi jetë. Ishte pikërisht ky viti i cili do të pasohej nga disa të tjerë që do karakterizoheshin nga varfëria ekstreme dhe depresioni.
Rruga e tij drejt suksesit do të hapej në 1971-shin, me rolin në filmin e njohur të quajtur “Panik in Needle Park”. Pacino shfaqet në të si hero i droguar. Do të ishte pikërisht ky rol që do ta bënte Francis Ford Coppola-n ta përzgjidhte atë për rolin e Michael Corleone në filmin “The Godfather”, bazuar në romanin e Mario Puzo.
I publikuar në vitin 1972, “The Godfather” ishte një sukses masiv dhe konsiderohet si një ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Pas këtij suksesi, karriera e tij dihet nga të gjithë se si ka shkuar.