Aktualitet

“Ishte dikur Tirana”-Rama publikon videon, tregon kujtimet e karrierës politike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:14 - 23/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, në ditën e fundit të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” në të cilën ka bërë një përmbledhje të karrierës së tij politike në Shqipëri





Ndërsa e nis me një foto të fëmijërisë, ai gjithashtu ndalet tek detyra e parë si ministër Kulture. Brenda këtij filmi të shkurtër, jepen momentet më pikante të karrierës së kryeministrit. Ai kujton atentatin ndaj tij si kryebashkiak, prishjet e ndërtimeve pa leje, transformimet, akuzat për kundërshtarët.


Po ashtu, pjesë e kësaj video është edhe bashkëshortja Linda Rama, e cila tregon rreth atentatit të Ramës. “Më 28 janar u caktua për t’u bërë protesta homazh dhe vetëm një ditë më parë në mbrëmje Edi u njoftua në mbrëmje nga agjenci serioze që kishte një plan për eliminimin fizik të tij.





Shqetësimi real dhe i madh në diskutimet tona ishte rreziku i provokimit të një gjëje të rëndë në një masë shumë të madhe njerëzish që parashikonin të vinin në këtë protestë dhe Edi mori vendimin që protesta në asnjë lloj rasti nuk mund të anulohej sepse nëse do anulohej do instalohej frika.



Lexo edhe :  ODIHR: Problem dalja e të dhënave personale, qeveria shfrytëzoi asetet publike

E tha shumë qartë që jeta ime nuk ka kurrfarë vlere para atyre që mbetën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”, tha Linda Rama.


Në një vend Rama përmend shprehjen e famshme të Winston Churchill – Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Ëinston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot.”

Teksa më vonë, në një intervistë tjetër, ai deklaroi se “për të më larguar mua nga objektivat elektorale, nga objektivat e punës sime dhe nga vullneti për t’i shërbyer qytetarëve duhet të më largojnë fare, të mos ekzistoj”.

Po ashtu tërmeti, pandemia, rindërtimi si edhe fushata e vaksinimit paraqiten si suksese të Partisë Socialiste, ndërsa vetë Rama siç edhe është shprehur në daljet e tij publike thotë se çdo vështirësi apo krizë është një mundësi e cila duhet të kthehet në një fillim të ri.

“Ishte dikur Tirana”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas