Mbytet një 20-vjeçar tek ura e Mesit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është Marjan Marku. Bëhet me dije se 20-vjeçari ishte duke bëreë plazh në ujërat e lumit Kir me shokët e tij kur papritur ka humbur jetën.
Dyshohet se 20-vjeçari ka pësuar atak kardiak menjëherë sapo është futur të lahej. Policia është në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.