Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.1 në Librazhd ku dyshohet se si pasojë e flakëve është bërë një defekt në sistemin elektrik, ndërkohë që zjarri ka djegur pjesërisht makinën.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Nr 1”, Librazhd, mjeti tip “Golf “, në pronësi të shtetasit G.H., i cili ishte i parkuar në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërishtë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një difekti në sistemin elektrik.