Kronika

Ishte në terapi intensive te Infektivi, 65-vjeçari ndërron jetë nga COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 23/06/20 |
mapo.al

Pas disa ditësh i shtruar në spital, në terapi intensive, një 65-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën tek ‘Infektivi’.


65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga dy sëmundje bashkëshoqëruese, Diabeti dhe Policitemia.


65-vjeçari nga Tirana, shënon viktimën e 46 në Shqipëri i cili humb betejën me Covid-19.


Kujtojmë se sot, janë konfirmuar me koronavirus 52 persona. Ditët e fundit ka patur një rritje të të shtruarve në ‘Infektiv’.


Ministria e Shëndetësisë u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas