DURRËS – Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se është autori i disa vjedhjeve biçikletash të kryera në ditë dhe vende të ndryshme në qytetin bregdetar. Po kështu i arrestuari dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.
I arrestuari është D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës ndërsa ka rënë në pranga falë operacionit të koduar ‘Stacioni’. Policia ka publikuar edhe vjedhjet në seri të këtij 40-vjeçari të gjitha ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit dhe konkretisht:
Më datë 11.09.2019, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e A. H.
Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e Q. T.
Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e R. Ll.
Më datë 04.10.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e S. B.
Më datë 06.10.2019, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë.
Më datë 28.07.2019, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e A. C.
Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e I. V.