Kronika

Ishte kthyer nga Belgjika dhe i bënë pritë, dinamika e vrasjes që tronditi Vlorën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 24/05/20 |
mapo.al

Kristian Breshanaj kishte dalë me disa shokë mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Pak minuta pas mesnatës ai po kthehej në banesë. Pikërisht para se të futej në shtëpi, persona të paindetifikur e kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke i shkaktuar vdekjen.


25-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dot dhe u gjet nga fqinjët dhe të afërmit në mes të rrugës. Pasi kryen vrasjen, autorët përdorën një makinë me targa greke për tu larguar nga zona e “7 pallateve” dhe më pas ta digjinin atë . Brenda mjetit policia gjeti edhe armën e krimit.



Kristian Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika dhe është djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.


5 vite më parë Kristjan Breshanaj u arrestua në Vlorë pasi policia i gjeti kanabis dhe nuk kishte patentë.

Policia dyshon se ngjarja lidhet me konfliktet në Belgjikë, por ende nuk ka një pistë të saktë. Në zonën ku ndodhi vrasje vepron një grup i fuqishëm në Vlorë. Vendi ishte në karantinë dje, por kjo nuk i pengoi autorët të bënin vrasjen dhe të largoheshin pa u shqetësuar nga policia.

Deri më tani janë 15 persona të shoqëruar nga policia, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen.

 

LEXO EDHE:

Vlora nuk gjen qetësi edhe në ditë festash, vritet në derën e shtëpisë 25-vjeçari


Etiketa: , , ,

Pas