Policia e Kukësit ka arrestuar këtë të enjte një 47-vjeçar pasi shkeli masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu të qytetit verior, shtetasi me iniciale Y.A, u konstatua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, jashtë banesës së tij edhe pse për të Gjykata e Kukësit kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e shtetasit Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës””, thuhet në njoftimin e Policisë.