Nezar Seitaj dhe Moisi Habilaj, dy njerëzit kryesorë të kapur nga prokuroria e Katanias për trafik droge nga Shqipëria në Itali, janë larguar nga vendi i qëndrimit që i kishte caktuar gjykata italine.
Largimi i Seitaj dhe Habilaj, konfirmohet se është kryer rreth 1 muaj më parë, pasi nga ana e autoriteteve italiane u konstatua se ata nuk ndodheshin në shtëpi.
Kaq ka mjaftuar që dy trafikantët shqiptarë që dolën në dosjen “Tahiri”, të shpallen sërisht në kërkim. Gjykata e Apelit e Katanias, e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.
Ndërsa Nazer Seitaj, është dënuar me 7.4 vite burgim për të njëjtën akuzë. Por shkalla e parë në Itali, ka vendosur që dy shqiptarët të mos qëndrojnë në burg, por në kushtet e “arrestit shtëpiak”, deri në zgjidhjen e ccështjes në Apel.
Kaq ka mjaftuar që Seitajn dhe Habilaj të rimarrin veten dhe pas një heshtje disa mujore, ata janë larguar në drejtim të paditur.
Kujtojmë që në Shqipëri, Moisi Habilaj dhe Nazer Seitaj, janë marë të pandehur dhe ndodhen në proces gjykimi për akuzën e trafikut të drogës kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.