Kronika

“Ishte në gjendje të stabilizuar”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon pas vetëvrasjes së të riut me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 13/08/20 |
mapo.al

Spitali universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas vetëvrasjes së pacientit 29-vjeçar, Xh.K, i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga kati i tretë.


Spitali bën të ditur se i riu ishte konfirmuar me COVID-19 si dhe po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.


“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente“, thuhet në njoftimin e spitalit.


“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, vijon më tej reagimi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.


LEXO EDHE: 

Tragjike/ I riu me koronavirus hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, humb jetën


Etiketa: , , ,

Pas