Aktualitet

Ishte në kërkim/ Abedin Oruçi nxjerr armën gjatë ndalimit, lëndon 5 efektivë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:26 - 12/01/21 |
mapo.al

Ditën e sotme Policia e Kukësit ka shkuar për të ndaluar ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi.






Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë këtij momenti Oruçi ka bërë rezistencë duke nxjerrë edhe armën.


Po ashtu raportohet se kanë mbetur të lënduar 5 punonjës policie, ndërsa Oruçi është larguar.





Oruçi është akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe ka një urdhër ndalimi nga ana e Prokurorisë se Kukësit, gjithashtu ka edhe një masë sigurie “detyrim paraqitje” ku është akuzuar për “armëmbajtje pa leje”.



Sakaq Oruçi është shpallur në kërkim për 4 vepra penale.


Oruçi është denoncuar herët nga Partia Demokratike si një nga rastet e personave me precedentë penalë që ka promovuar Edi Rama.

Kujtojmë se Oruçi u emërua nga rilindja në mandatin e parë si kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas