Bota

Ishte nisur për në koncert, aksidenti tragjik i merr jetën reperit të njohur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:20 - 10/02/19 |
mapo.al

LONDER – Reperi i njohur Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Mjeti ku po udhëtonte 28-vjeçari u përplas ndërsa ky i fundit po udhëtonte për në një koncert në Staffordshire.


Lajmi u publikua nga familja e reperit në llogarinë e tij në instagram. “Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet ndajmë me ju një lajmin e trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka ndërruar jetë”, shkruhet në njoftimin e tyre.


Reperi Cadet

Menaxheri i tij deklaroi për Radio 1 Newsbeat se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi në momentin e aksidentit i cili rezultoi tragjik për të.


/Gazeta Mapo/



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas