fbpx

ShowBizz

“Ishte pa punë kur e kontaktova…”/ Producenti flet për Eva Muratin





               Publikuar në : 15:52 - 08/11/19 |
mapo.al

Producenti Eduart Deda ka folur së fundmi për personazhet që ka promovuar gjatë viteve në ekran. I ftuar në emisionin e pasdites në Vizion Plus, Eduarti u ndal veçanërisht tek personazhet mosmirënjohës. Sipas tij, një ndër to është Eva Murati.


“Po unë jo vetëm Evën, por ka shumë personazhe që kemi sjellë apo iu kemi dhënë një dimension tjetër në ekran, si në Miss Universe apo dhe covera të revistës, sepse në atë kohë ti dilje në një cover dhe merrje tjetër publicitet, merrje tjetër vëmendje.



Eva pasi u largua nga Agon Channel, ishte pa punë kur unë e kam thirrur për këtë program që ishte Miss Universe dhe Vip Zone. Më kujtohen ato momentet e para të Evës, ato pasiguritë e saj. Dhe sot, kur e shoh, jam shumë i lumtur për të që ia ka dalë”-u shpreh Eduart Deda, duke u munduar që të fshehë krisjen e marrëdhënieve.


I pyetur nëse personazhet publikë i janë mirënjohës, Eduart Deda tha: Kur i kam ballë për ballë, po! Kur janë ballë për ballë duket sikur kanë një farë mirënjohjeje, por pastaj po të dëgjojmë apo të shikojmë reagime të tjera nuk duket.


Etiketa: ,

Pas