Djali 30-vjeçar i terroristit, Osama bin Laden, raportohet se ka vdekur.
NBC News, duke përmendur tre zyrtarë amerikanë, raportoi vdekjen këtë të mërkurë. Zyrtarët nuk kanë konfirmuar se si ose ku vdiq ai, apo nëse qeveria amerikane luajti ndonjë rol në vdekjen e tij. Departamenti i Shtetit kishte ofruar të deri në 1 milion dollarë për informacione që çojnë në vendndodhjen e tij.
Departamenti i Shtetit e ka përshkruar atë si një “udhëheqës në zhvillim të al Qaeda” i cili “ka kërcënuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.” Deklarata e tij e fundit e njohur publike u lëshua nga grupi terrorist në vitin 2018, duke kërcënuar Arabinë Saudite dhe duke bërë thirrje që populli i Gadishullit Arabik të rebelohet.