ShowBizz

“Ishte shokuese!” / Rrëfehet Niko Komani: Ja si i shpëtova vdekjes






               Publikuar në : 12:30 - 20/09/19 |
mapo.al

Stilisti Niko Komani ka rrëfyer së fundmi një moment mjaft të vështirë në jetën e tij, ku i është dashur të luftojë për të. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, Niko ka treguar se i është nënshtruar në mënyrë urgjente një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi vuan nga pneumotoraksia, sëmundje që shkakton bllokim të mushkërive.


“Ishte me të vërtetë një ekperiencë shumë e keqe. Ishte shokuese për mua, sepse nuk e dija çfarë ishte. Fillimisht mendova se ishte zemra. Mendova se do vdisja, por arrita në kohë. Nëse do kisha fjetur do ishte tepër vonë, pasi ishte ora 01:00 e mbrëmjes dhe isha gati për gjumë. Dua t’i them njerëzve që në këto situata mos të panikosen, por të lajmërojnë urgjencën”-është shprehur Niko.




Etiketa:

Pas