Aktualitet

ISIS kërcënon Italinë dhe ministrin e jashtëm Di Maio














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:15 - 11/07/21 |
mapo.al

Shteti islamik ISIS, ka kërcënuar se do të sulmojë se shpejti Italinë e ministrin e Jashtëm Lugi Di Maio.






Në revistën javore zyrtare të shtetit islamik “Al-Naba” është analizuar fjalimi i kreut të diplomacisë italiane Di Maio, mbajtur gjatë samitit anti ISIS, organizuar mes Italisë e SHBA, gjatë vizitës së fundit të zhvilluar në Itali nga sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.


Në tekst përmendet shpesh se “shtetit islamik do të marrë Romën” e se nga “shërbimet e inteligjencës italiane nuk ka sinjalizime shqetësuese për sigurinë“.







Shqetësimi i Italisë për praninë e ISIS në Afrikë e takimi Blinken-Di Maio në Romë, është analizuar në editorialin e medies zyrtare të ISIS.



“Nuk duhet luftuar shteti islamik vetëm në Siri e Irak, por dhe në rajone të tjera“, tha në samitin e Romës ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e quajti shqetwsuese shtrirjen e ISIS dhe në Afrikë që padyshim vë në rrezik dhe Europën.



Sipas medies së shtetit islamik, arsyetimi i kreut të diplomacisë italiane është mëse i justifikueshëm.

Dyshimet e Romës janë të justifikueshme, shkruhet në “Al-Naba”, e nuk është e rastësishme që kryqëzuesit e aleatët e tyre takohen në Romë. Roma është në shënjestrën e muhaxhedinëve.

“Muhaxhedinët e ISIS po presin të kryejnë premtimin që i kemi dhënë Zotit të Madhërishëm. Kjo është Dabiq, Ghouta, Jeruzalem e Roma, ku do hyjnë duke mbajtur premtimet”.

Kryeministri italian Mario Draghi ka shprehur solidaritetit e tij ndaj ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio.

“Konferenca kundër shtetit islamik që Di Maio drejtoj në Romë, qe një sukses, u shpreh ai, e qeveria italiane është plotësisht e impenjuar në luftë kundër terrorizmit”, tha ai.

Mesazhe solidariteti kanë mbërritur nga liderët e të gjitha forcave politike e nga parlamentarë e ministra italianë duke e quajtur të papranueshme kërcënimin që i bëhet Italisë dhe përfaqësuese të shtetit italianë, nga terroristët e shtetit islamikë.

1


Etiketa: , , ,

Pas