ShowBizz

“ISIS nuk do të godiste nëse do të shihte gjokset e tua”, komenti i Milaimit që irritoi Gjikon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 30/10/20 |
mapo.al

Në fillim të muajit tetor, Elita dhe Gjiko u ulën përballë njëri-tjetrit në emisionin NIN për t’i drejtuar disa pyetje me spec.


Moderatorja pyeti reperin se cili ka qenë i ftuari që ajo ka pasur më parë në emsion dhe atij nuk i ka pëlqyer, e që nuk do donte ta ftonte më.


“Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, u përgjigj Gjiko.



Pas përgjigjes që bëri bujë në rrjet, gazetari reagoi në rrjete sociale, duke zbular edhe për ata që nuk e dinin arsyen pse Gjiko ia ka ndaluar Elitës ta ftojë sërish.


Zeka ndau një video të publikuar në rrjete sociale, gjatë intervistës së tij të vjetër me Elitën. Askohe, gazetari e kishte ngacmuar moderatoren me fjalët “ISIS nuk do godiste nëse do shihte gjokset e tua”, gjë e cila sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak Gjikos.

Lexo edhe :  “Melodia e jetës”, video e djalit të Elita Rudit dhe Gjikos duke kënduar të kënaq veshët

Por, mbrëmë ai na ka surprizuar të gjithëve duke darkuar me Milaimin dhe disa miq të tjerër. Por, prisni se ka më. Në darkë ishte e pranishme dhe Elita.

Gjiko nuk ka ngurruar të ndajë edhe foto ku shihet i buzëqeshur, teksa duket se ka ndryshuar mendim. Ose ndoshta uljen e Milaimit përballë Elitës nuk e ka problem kur është vetë i pranishëm.

 


Etiketa: , ,

Pas