Aktualitet

Islami: Sulmet e Ramës ndaj BE, me pasoja për shqiptarët, rrezikohen vizat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:01 - 18/01/21 |
mapo.al

Ish-deputeti Kastriot Islami i quan të rrezikshme deklaratat e kryeministrit Edi Rama drejtuar BE, lidhur me menaxhimin e situatës pandemike dhe vaksinimin.



Fillimisht ishte kreu i qeverisë ai që sulmoi unionin dhe veçanërisht Francën se mban vaksina stok, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk siguruar një vaksinë anti-COVID.


Reagimi i Francës ishte i menjëhershëm përmes ambasadës në Tiranë, duke i cilësuar të pavërteta dhe të padenja akuzat e kryeministrit ndaj një vendi që kontribuon çdo vit me 100 mln euro.



Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami shprehet se çdo deklaratë e kryeministrit mbahet shënim dhe akuzat e tij do të mbahen shënim, e do të kenë pasoja afatgjata për shqiptaërët, siç mund tëjetë kufizimi i lëvizjes së lirë për qytetarët.



Postimi
Rama jo vetem po e orienton vendin dhe investimet strategjike nga lindja por nderkohe sulmon perendimin… dhe per me teper insiston… shqiptaret duhet te ndergjegjesohen se keto marrezi dhe loje e rrezikshme mbahen shenim e do te shoqerohen me pasoja afatgjata per shqiptaret…me e ndjeshmja mund te jete kufizimi i levizjes se lire ne hapsiren e perendimit… 


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas