Sot në orën 15:00 do të luhet sfida mes Islandës dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Mesa duket Edi Reja do ta nisë në sulm aventurën e tij kuqezi. Kombëtarja jonë kërkon pikë në Islandë. Ky takim mund të jetë edhe një mision për italianin, për ta nisur sa më mirë debutimin e tij të parë. Tekniku nuk ka ndërmend të heqë dorë nga moduli i tij i preferuar 3-5-2, por dilemat janë të shumta pasi mund të luhet edhe me skemën 4-4-2 apo 4-3-3.
Me Strakoshën të dëmtuar, nuk ka asnjë dyshim që porta do t’i besohet Ertrit Berishës. Hysaj, Ismajli, Dermaku, Veseli do jenë në mbrojtje. Mungesa e Gjimshitit shihet problematike duke e vendosur në dilemë taknikun italian. Nëse praktikohet skema 4-3-3, atëherë mesfusha do të mbulohet nga Basha, Xhaka dhe Abrashi.
Sa i përket sulmit me dy, nga minuta e parë në fushën e lojës pritet të zbresin Balaj dhe Cikalleshi, ndërsa nëse luhet skema 4-3-3, dyshes së sulmit do t’i bashkohet dhe Lenjani.