Arkiva 2

Kadare feston 84 vjetorin e lindjes, urimi i Metës: Shëndet e jetë të gjatë kolosit krijues





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:11 - 28/01/20 |
mapo.al

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare feston sot 84 vjetorin e lindjes. Shtëpia Botuese “Onufri”, bashkëpunëtorë të Kadaresë në botimin e veprave të tij, është e para që ka uruar kolosin e letrave shqip përmes një postimi në rrjetet sociale: “Sot ditëlindja e Kadaresë. Edhe njëqind, mjeshtër”.




Mesazh urimi ka ardhur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Edhe kreu i shtetit ka zgjedhur tw urojw nw rrjetet sociale. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se kjo është në datë e shënuar jo vetëm për Kadarenë dhe familjen e tij, por për mbarë kombin shqiptar.


Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur. 💐”, shkruan Meta.

Njeriu më i madh i letrave shqip
Ismail Kadare lindi në Gjirokastër më 28 janar të vitit 1936. Ai është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.

Ismail Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas